“Më mori 5 mln lekë” Pendohet në gjykatë 41-vjeçari që plagosi gruan në Korçë: E dua
Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat Ilir Çamin, 41 vjeçarin i cili akuzohet për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Tre ditë më parë Çami në vendin e quajtur “Trekëndëshi” në një lagje periferike të qytetit të Korçës, goditi me thikë ish të dashurën Mandarina Çela, duke e lënë të plagosur rëndë por jashtë rrezikut për jetën
Prokuroria me provat e paraqitura ka bindur gjykatën të lërë në burg 41 vjecarin nga fshati Vithkuq, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.
Në deklaratën e dhënë para policisë por edhe gjykatës, Ilir Çami është shprehur se pasi mbaroi masën e arrestit në shtëpi, ishte larguar drejt Greqisë dhe përsëri kishte komunikuar nëpërmjet telefonit me Mandarina Çelën.
Ditët e fundit ajo i kishte kërkuar shkëputjen e marrëdhënies, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga ana e 41-vjeçarit.
Sipas mbrojtjes, gjatë seancës gjyqësore, Ilia Çami ka shprehur pendesë për plagosjen por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme kohore, që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.
Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qenë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthente paratë që i kishte marrë.
Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën.
Ilir Çami ka qenë në një bashkëjetesë në Greqi por i divorucuar se fundmi ndërsa Mandarina Çela është nëna e tre fëmijëve, e martuar rreth 15 vite më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta