“Më ndihmoi një fëmijë për ta nxjerrë”, flet i dashuri i viktimës shqiptare në Greqi

5 Mars 2023 | 10:08

Ifigjenia Micka, ishte një nga viktimat e aksidentit tragjik në Greqi ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash.

23-vjeçarja shqiptare po udhëtonte me të dashurin e saj, i cili i shpëtoi plagëve të marra. Ai tregoi për mediat greke se e kishte pasur të vështirë të nxirrte trupin e partneres së tij nga vagoni i cili po digjej.

Për këtë e kishte ndihmuar një fëmijë, siç tregoi ai.

“Nga përplasja u thyen xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një fëmijë, e zbritëm dhe e çuam në pikën e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në ulëse, sepse ishte në gjendje kritike dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej,” – u shpreh i riu.

Pak çaste para ngjarjes tragjike, kishte folur me motrën, të cilës i kishte treguar se ishte kënaqur në udhëtim dhe dukej shumë e lumtur. Po ashtu kishte kontraktuar nënën për t’i thënë që do të flinte dhe të mos bëhej merak se babai i partnerit do t’i dilte para për t’i çuar në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026