“Më përgjoi Obama”- Haklaj paralajmëron Berishën: Do ta merrni vesh shumë shpejt

14 Shkurt 2023 | 14:22

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj komentoi këtë të martë në Euroneës Albania deklaratat e ish-kryeministrit Berisha se e ka përgjuar Obama.

Haklaj tha se Berisha është një politikan që i paraprin ngjarjeve që do të ndodhin. Ai shtoi se përgjimet mund të publikohen shumë shpejt, çka do të tregojë që investigimi amerikan ndaj Berishës ka filluar qysh herët.

“Berisha tha më ka përgjuar Obama. Berisha u paraprin ngjarjeve. Do ta shohim dhe ngjarjen e Obamës shumë shpejt. Nëse Berishën e ka përgjuar Obama do të thotë që Berisha ka qenë në investigim qysh herët. Prandaj nuk ka qenë rastësi shpallja non grata. Dy drejtëza paralele nuk bëhen dot rreth, Berisha përpiqet ta ekuivalentojë shpalljen non grata që është bërë ndaj tij me komplotin që është bërë ndaj PD-së. Janë dy procedura krejt të ndryshme, nuk mundet një zyrtar i FBI-së të ndikojë në shpalljen non grata të një personi”, tha Haklaj.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026