Me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Fier

12 Janar 2024 | 10:09

Një 44-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë, pasi mbante në banesë një pistoletë dhe municion luftarak.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.H me banim në Patos.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Vijon puna e inteligjencës policore dhe kontrollet 24/7, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poseduesi”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Fshihte në banesë, pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri dhe fishekë të saj.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se një shtetas fshihte në banesën e tij, armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poseduesi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 44 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tij në Patos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026