English

“Më qëlluan me armë drejt makinës”- 30-vjeçari denoncon konfliktin në Lezhë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 30-vjeçar, nga fshati Pllanë i Lezhës ka raportuar në polici se ka qenë subjekt i një sulmi me armë zjarri nga dy persona, shtetasit A. Gj. dhe A. Gj., babë e bir, për shkak të konflikteve të mëparshme.

- Advertisement -

Sipas raportit të policisë, denoncimi është bërë më datë 27 tetor 2024, kur 30-vjeçari A. P., ka telefonuar Sallën Operative për të denoncuar incidentin. Ai ka deklaruar se shtetasit e sipërpërmendur kanë qëlluar me armë drejt automjetit me të cilin ai lëvizte.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për të hetuar rastin.

Në kuadër të hetimeve, janë marrë deklaratat e tre shtetasve të implikuar, si dhe janë kryer kontrollet në banesat e tyre. Për më tepër, policia ka këqyrur automjetin e 30-vjeçarit dhe vendin e ngjarjes. Pavarësisht pretendimeve të 30-vjeçarit, ka rezultuar se automjeti i tij ishte i padëmtuar nga plumbat dhe në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në banesat e dy shtetasve të tjerë, nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Duke e parë situatën, Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar materialet përkatëse në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja” për shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 22 vjeç. Hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar rolin e personave të përfshirë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?