“Më riktheni jetën”, këngëtarja Britney Spears kërkon të mos jetë më nën kontrollin e të atit
Këngëtarja e njohur e popit, Britney Spears me një deklaratë emocionuese në një gjykatë në Los Angeles ka kërkuar që t’i rikthehet jeta.
Duke folur përmes një videoje në seancën dëgjimore, këngëtarja për herë të parë kërkoi publikisht që të mos jetë më nën kujdestarinë e babait të saj.
39-vjeçarja e përshkroi kontrollin e të atit si abuziv.
“Unë thjesht dua që jeta ime të kthehet. Unë nuk jam këtu për të qenë skllav i askujt. Jam e traumatizuar. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle”, u shpreh këngëtarja në rrëfimin e saj.
Në vitin 2009 Jamie Spears iu dha e drejta për të kontrolluar çështjet personale dhe profesionale të së bijës. Ky vendim u mor pasi ylli i popit vuajti nga disa probleme psikologjike.
Tani 39 vjeçe, Britney Spears thotë se ajo dëshiron të martohet me të dashurin e saj dhe të ketë një fëmijë, por babai nuk do të japë pëlqimin.
Mbështetësit jashtë gjykatës mbanin flamuj dhe pankarta dhe brohorisnin “Free Britney”. Edhe të tjerë artistë kanë mbështetur këngëtaren, duke i kërkuar të qëndrojë e fortë.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti