English

Me Rolex, tufa me para e monedha ari me vete, arrestohen 2 persona në Kakavijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy shtetas gjeorgjian janë arrestuar në Kakavijë. Atyre u janë sekuestuar rreth 190 bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 2 monedha floriri, 1 orë dore e markës “Rolex” dhe çelësa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

- Advertisement -

Florinjt të dyshuar si të vjedhur ata i kishin fshehur në kroskotin e automjetit me të cilin  po udhëtonin.

Sekuestrohen edhe 6000 euro që u gjetën gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve, në dalje të RSh-së.

Noftimi i policisë

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije në bashkëpunim me shërbimet e Frontex, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit U. E. dhe O. G., në kroskotin e të cilit u gjetën të fshehura bizhuteri të ndryshme (50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me bizhuteritë dhe çelësat.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit U. E., 32 vjeç dhe O. G., 36 vjeç, dy banues në Gjeorgji.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?