Më shumë denoncime për gjyqtarët, Metani: Drejtësisë i duhet mendimi akademik

27 Janar 2023 | 15:47

Tirana është qarku me më shumë denoncime për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa shifrat janë shqetësuese edhe për Vlorën.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani thotë se po kërkohet një balancë, nisur edhe nga mungesat si pasojë e vetingut.

“Sistemi i drejtësisë natyrisht po kalon një kohë të vështirë dhe një traumë të madhe përsa i përket numrit të vakancave. Po mundohemi t’i përgjigjemi në kohë ankesave të qytetarëve, por nga ana tjetër edhe mos të presionojmë sistemin gjyqësor për shkak të kësaj mungese. Është shumë e rëndësishme që kërkesa e qytetarëve për drejtësi të mos prekë cilësinë e dhënies së vendimeve nga gjyqtarët dhe prokurorët.”

Metani vlerësoi punën e përbashkët me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Kam gjetur bashkëpunim profesional nga të dyja institucionet, dhe këtë e shohim nga të gjitha procedimet që ILD ka paraqitur pranë të dy Këshillave. Për këtë arsye, e vlerësoj si të suksesshëm bashkëpunimin me të dyja Këshillat.”

I pranishëm në Vlorë, për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes ILD dhe Fakultetit të Drejtësisë në universitetin e këtij qyteti, Metani tha se sistemit të drejtësisë dhe institucionit që ai drejton, i duhet mendimi akademik, për të pasur një drejtësi më të mirë, ku të gjithë të kontribuojnë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026