Çështja McGonigal, Salianji i drejtohet SPAK: Duhet të ketë një hetim të plotë
Deputeti i Partisë Demokratike iu drejtua këtë të premte me një shkresë zyrtare SPAK-ut, por dhe institucioneve të tjera të rëndësishme në vend si SHISH, apo Ministria e Brendshme për të dhënë informacion në lidhje me implikimin e kryeministrit Rama në “çështjen McGonigal”.
Përmes një deklarate nga selia e Kuvendit, Salianji i bëri thirrje që SPAK të hetojë në lidhje me takimet e fshehta të kryeministrit Rama, me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.
“Nisur nga mosreagimi i institucioneve shtetërore, sot si deputet, i kam dërguar këto shkresa SPAK, SHISH dhe ministrisë së Brendshme, me dy agjencitë në varësi të saj, Policisë dhe Inteligjencës së MB.
I kam dërguar shkresa si indicie për të nisur hetimet që ish zyrtari i lartë i FBI do dalë në gjyq dhe do pyetet nëse i pranon që ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare. Ky zyrtar mbulonte dhe Shqipërinë dhe akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish zyrtari i shërbimeve sekrete shqiptare dhe ka zhvilluar një sërë takuimesh me politikanë në Shqipëri”, deklaroi Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ngjela: Rama ekstradohet nëse vërtetë ka lidhje me ish-agjentin e FBI-së McGonigal
- “Logjikë fshatari” Debat mes Ngjelës dhe moderatores: E mbyllim, me mua s’flet ashtu
- Berisha nuk pret vendimin e gjykatës, dërgon në KQZ emrat e sekretarëve të KZAZ-ve
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer