Më shumë hotele në Korçë, 27% e lejeve në 2018-2021 u dhanë për struktura hoteliere
Korça është kthyer në një nga destinacionet kryesore për të pushuar gjatë gjithë vitit.
Këtë e dëshmon edhe kërkesa e lartë për ndërtimin e hoteleve në këtë qytet.
“Padyshim rol të veçantë kanë investimet private, për të shndërruar Korçën në një destinacion të rëndësishëm në Shqipëri. Investime në struktura të turizmit kryesisht në akomodim dhe shërbim. Nga viti 2018 deri në 2021 Korça mban vendin e parë me 27% të lejeve të ndërtimit për këto struktura hotelerie në shkallë vendi”, u shpreh kryebashkiaku Sotiraq Filo.
Por sa hotele ka aktualisht në Korçë dhe sa shtohen ato mesatarisht gjatë një viti?
“Momentalisht ne kemi të evidentuara rreth 150 struktura të hotelerisë në Korçë dhe fshatrat turistike ndërkohë që mesatarisht çdo vit, vitet e fundit, ne japim rreth 13-14 leje ndërtimi për strukturat hotelerisë”, deklaroi Filo.
Kryebashkiaku tregon se rritje ka edhe në konsumin familjar.
“Shpenzimet që familjet korçare bëjnë janë rritur dhe ky është tregues i zhvillimit ekonomik, më tepër të ardhura përkthehet në më tepër konsum. Indeksi i konsumit është një nga treguesit kryesor që matet në nivel makro për të treguar drejtimin ekonomik të një vendi dhe bashkie”, theksoi ai.
Sipas shifrave zyrtare, janë rreth 3300 të punësuar në sektorin e hoteleri turizmit në Korçë, ndërkohë që kapacitetet e akomodimit janë rreth 4000, shifër e ulët kjo krahasuar me kërkesat për frekuentim që ka pasur juglindja në vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset