“Më tha idiot”- Fico zbulon bisedën me Von der Leyen, më pas tërhiqet nga deklarata

1 Prill 2025 | 12:56

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico, ka pretenduar se Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka kritikuar atë pas një telefonate që pati me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në kohën kur Uashingtoni vendosi tarifa ndaj produkteve të Bashkimit Europian.

Fico deklaroi se gjatë telefonatës me von der Leyen të hënën, ajo e kritikooi ashpër dhe e quajti atë “idiot”. Sipas kryeministrit sllovak, von der Leyen e pyeti: “Robert, çfarë bëre? Pse pikërisht negociove me Trump?”. Ai shtoi se ajo e nënçmoi për më shumë se 30 minuta.

“Ajo më nënçmoi, duke më thënë se jam një idiot” tha Fico, duke theksuar se biseda ishte e ashpër.

Po ashtu, Fico tha se i kishte shprehur habinë e tij Presidentes së Komisionit Europian, duke kërkuar shpjegim për faktin se Presidenti francez, Emmanuel Macron, mund të flasë me Trump, ndërkohë që ai, si kryeministër i një vendi të BE-së, nuk kishte mundësinë të bëntë të njëjtën gjë.

“Ai ishte në Uashington me Trump, pra ai është djali i mirë dhe unë jam i keqi?”- tha Fico.

Kryeministri sllovak gjithashtu shprehu shqetësim për pasojat e tarifave të reja amerikane, të cilat priten të hyjnë në fuqi më 2 prill. Ai njoftoi se Evropa po pret një “surpizë të madhe”, ndërkohë që nuk është ende e qartë se sa do të ndikojnë ato.

Megjithatë, pas kësaj deklarate, Fico bëri një korrigjim, duke thënë se komentet që ai bëri për von der Leyen ishin një shaka, që “nuk u kuptua nga të gjithë”. Ai tha këtë të martë se deklarata për bisedën e zhvilluar me presidenten e Komisionit Europian, u keqkuptua nga media pasi ishte me nota ironike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026