Mediat britanike: Zbulohet djali sekret i Putin, po bëhet gati të marrë pushtetin

11 Mars 2024 | 19:25

Një teori e re është duke u shfaqur në median britanike për planet e presidentit rus Vladimir Putin, sipas së cilës, ai po përgatit djalin e tij “të fshehtë” për të qenë ‘perandori’ i ri rus.

Sipas të përditshmes britanike The Sun, djali i fshehtë i Putinit quhet Ivan dhe tani është nëntë vjeç. Pretendohet se Putini dëshiron të vazhdojë të sundojë Rusinë derisa djali i tij i pazbuluar deri më tani, Ivan, të mbushë 18 vjeç, kur ai mund t’i dorëzojë frenat e Kremlinit, por si car i ri i vendit. Kjo do të sillte ndryshimin e kushtetutës ruse, e cila mandaton që presidenti të jetë mbi 35 vjeç.

Por Putin mund ta ndryshoje kushtetuen brenda nates, thone ekspertet. Ky pretendim disi i çuditshëm, siç raportohet nga shtypi britanik, vjen nga avokati rus, ish-deputeti dhe eksperti politik i cili dikur përfaqësonte grupin ikonik anti-Putin. Duke folur me prezantuesin televiziv ukrainas, i cili mori në pyetje Boris Johnson në Kiev javën e kaluar, ai tha se Putin ka dy djem të vegjël me partneren e tij, gjimnasten Alina Kabaeva (40).

Më i madhi është Ivan nëntë vjeç që po përgatitet të jetë sundimtari i ri rus, ndërsa Vladimiri më i vogli  tani është vetëm pesë vjeç. Ivan, dyshohet se ka lindur në një klinikë ekskluzive private në Zvicër, ndërsa Vladimir ka lindur në Moskë në vitin 2019. “Sun” thekson se mjekja e cila u kujdes për lindjet ka vdekur papritur një vit më parë, katër ditë para se të bëhej publik roli i saj në lindjen e pretenduar të djemve të Putin.

Por i gjithë plani i Putin do të varej nga aleatët e tij të shërbimeve sekrete që do të mbeten besnikë ndërsa ai plaket.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026