Mediat palestineze: Tanket izraelitë sulmuan spitalin më të madh të Gazës

15 Nëntor 2023 | 07:35

Ushtria izraelite ka sulmuar spitalin Al Shifa në Gaza, mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas mediave të huaja, kompleksi më i madh spitalor i Gazës konsiderohej nga izraelitët si “zemra” e operacioneve të Hamasit.

Ngjarja erdhi në një moment që Izraeli dhe Hamasi dukej se ishin afër një marrëveshjeje për të siguruar lirimin e pengjeve në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe shumëditor.

“Tanket izraelite sulmuan Al Shifa në agim”, tha një gazetar brenda kompleksit spitalor.

“Ne mund t’i shohim ata duke drejtuar tanket në spital. Ne nuk jemi të sigurt nëse ushtarët janë brenda spitalit, por ata janë brenda kompleksit me tanke”, sipas një gazetari për agjencinë palestineze të lajmeve Wafa.

“Pati shkëmbime me armë zjarri në oborr”, shtoi Al Za’anoun, pasi qindra punonjës dhe pacientë janë ende brenda spitalit, së bashku me disa mijëra njerëz që kanë kërkuar strehim nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit.

Kujtojmë se pas rihapjes së konfliktit në 7 tetor të këtij viti, nga burimet jozyrtare bëhet me dije se rreth 1400 izraelitë dhe mbi 11 mijë palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026