SHBA sulmon objektivat iraniane në Siri
Shtetet e Bashkuara kryen dy sulme ajrore në Siri kundër Iranit dhe “grupeve të rreshtuara” pro tij.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Pentagoni mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit, sulmet ishin të urdhëruara drejtpërdrejt nga presidenti Joe Biden dhe kishin në shënjestër një strukturë trajnimi pranë qytetit të Albu Kamal dhe një shtëpi të sigurt pranë qytetit të Mayadeen.
Sulmi është i treti që nga 26 tetori, një përgjigje e SHBA-ve ndaj sulmeve me dronë dhe raketa kundër trupave amerikane në Siri dhe Irak.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka lënë të hapur këtë mëngjes mundësinë e më shumë sulmeve kundër grupeve të lidhura me Iranin nëse sulmet kundër forcave amerikane nuk ndalen.
“Këto sulme duhet të ndalen, dhe nëse nuk ndalen, atëherë ne nuk do të ngurrojmë të bëjmë atë që është e nevojshme, përsëri, për të mbrojtur trupat tanë,” u tha Austin gazetarëve në një konferencë shtypi në Seul.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit