Lufta në Gaza/ Erdogan: Turqia është e gatshme të marrë palestinezët e plagosur
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se vendi i tij është i përgatitur të marrë palestinezë të plagosur nga Gaza, pasi spitalet në enklavë raportojnë se janë tw tej-mbushur.
Sipas mediave të huaja, ai tha gjithashtu se Turqia do të bëjë përpjekje për të rritur presionin ndaj Izraelit për të siguruar që palestinezët e lënduar të evakuohen nga Gaza.
Po ashtu Erdogan tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte qenë i hapur ndaj diskutimeve mbi rritjen e fluksit të ndihmave humanitare në vendkalimin Rafah, pwr tw cilat presidenti turk dëshironte të shihte deri në 500 kamionë në ditë.
Ankaraja do të ndërmarrë hapa për të siguruar ambulanca, ushqim, ujë dhe ilaçe për Gazën në bashkëpunim me vendet e tjera, tha ai gjithashtu gjatë fluturimit të tij të kthimit pas një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.
Udhëheqësi turk ka qëndruar me vendosmëri kundër Izraelit gjatë gjithë këtij konflikti, duke e etiketuar atë si pushtues dhe duke thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiç: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%