Lufta në Gaza/ Izraeli: Kemi hapur korridor humanitar për ata që duan të largohen
Izraeli ka hapur një korridor humanitar në Gaza, për të bërë të mundur lëvizjen e civilëve që dëshirojnë të ikin drejt Jugut.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i mediave arabe të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Për të gjashtën ditë radhazi, Avichay Adraee tha se rruga Salah al Din, e cila shkon nga veriu në jug të enklavës, do të ishte e sigurt për të udhëtuar midis orës 10:00-14:00 sipas kohës lokale (08:00-12:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar).
“Zona veriore e Rripit të Gazës konsiderohet një zonë e ashpër luftimi dhe koha po kalon për ta evakuuar atë,” tha ai.
“Bashkohuni me qindra mijëra që u janë përgjigjur thirrjeve dhe janë zhvendosur në jug ditët e fundit”, vijonte ai më tej.
Një agjenci e ministrisë së mbrojtjes, COGAT, ndau pamje që pretendojnë se tregojnë palestinezët duke përdorur duke përdorur pauzën humanitare për t’u larguar.
🚨Tens of thousands of Gazans are moving to the southern part of the Gaza Strip for their safety.
For the 6th consecutive day, the @IDF has opened an evacuation corridor.
The evacuation corridor is open today 9:00-16:00. #FreeGaza from Hamas. #HumanitarianEffort pic.twitter.com/oB9l5idqSq— COGAT (@cogatonline) November 10, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit