Mediat shtetërore: Rusia arreston një grua amerikano-ruse për tradhti
Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka thënë të martën se e ka arrestuar një grua me nënshtetësi të dyfishtë, amerikane dhe ruse, nën dyshimin për tradhti.
Ajo akuzohet se gjoja e ka financuar ushtrinë ukrainase, raportuan media ruse të martën.
FSB-ja në qytetin qendror Yekaterinburg tha se “i ka ndalur aktivitetet e jashtëligjshme të një banoreje 33-vjeçare në Los Anxhelos, e cila ka nënshtetësi të dyfishtë, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, e përfshirë në dhënien e ndihmës financiare për një shtet të huaj”, raportuan mediat shtetërore ruse duke e cituar FSB-në, shkruan REL.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se disa shtetas amerikanë po burgosen padrejtësisht në Rusi, përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila është në paraburgim në Rusi, nën akuzat se e ka shkelur rregulloren e ligjit për të ashtuquajturit “agjentë të huaj”.
Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje vazhdimisht të gjithë amerikanëve të largohet menjëherë nga Rusia, duke përmendur arrestimet e padrejta dhe ngacmimet nga shërbimet ruse të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë