English

“Mediterranea” në Tiranë, ekspozitë e miteve të Mesdheut përmes imazheve satelitore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Mediterranea”, Vizionet e një deti të lashtë dhe kompleks” titullohet ekspozita e çelur të mërkurën në galerinë “Gocat” në Tiranë, si pjesë e aktiviteteve për “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

- Advertisement -

Ekspozita, e kuruar nga Viviana Panaçia, paraqet historinë, bukurinë, popujt dhe mitet e Mesdheut, një rajon me vlera të mëdha historike, sot me një vlerë të shtuar për nga pikëpamja gjeografike, politike dhe ndërlidhshmëria.

“Pse jemi këtu sot? Duam të tregojmë tri gjëra: E para është Mesdheu! Një det që para së gjithash na ka lidhur e na ka dhënë shumë gjëra, mes tyre dhe dhimbje, por na ka mbajtur të bashkuar. Premtimi i dytë që duhet të bëjmë është kultura. Kultura është territori i dialogut dhe ajo që duhet të bëjmë sot është të respektojmë dialogun”, tha Marco Alberti, Ambasadori i Italisë në Shqipëri.

Lidhja e vendeve të Mesdheut, kultura e përbashkët, prejardhja dhe fetë “rrëfehen” në këtë ekspozitë, përmes imazheve satelitore nga lart, duke na ftuar të vizitojmë Mesdheun në gjithëpërfshirjen e tij.

“Është një ekspozitë që na përket të gjithëve se jemi pjesë të Mesdheut, si Italia, edhe Shqipëria. Siç e dimë, Mesdheu është djepi i kulturës dhe qytetërimeve evropiane dhe botërore. Do të keni mundësi të shikoni imazhet satelitore që shfaqen për herë të parë, do të njiheni me bimësinë, do të shikojmë harta të vjetra të Mesdheut. Kjo ekspozitë ka si qëllim të nxjerrë në pah lidhjet mes vendeve mesdhetare.”, u shpreh Aleksandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

Kjo ekspozitë synon të përfaqësojë gjendjen aktuale të Mesdheut duke ofruar të dhëna dhe imazhe që tregojnë shenjat e pagabueshme të ndryshimit të vazhdueshëm klimatik, nga reduktimi i reshjeve deri tek valët e të nxehtit, të karakterizuara nga periudha të gjata thatësire, të alternuara me ngjarje ekstreme të motit, deri tek ndryshimet e habitateve detare.

Ekspozita “Mediterranea” ka qenë në Sevilje të Spanjës, ndërsa më pas do të prezantohet në Romë.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?