Mediu zbulon planin e Ramës dhe shprehet skeptik për 25 prillin: S’ka premisa për zgjedhje të lira
“Nuk ka asnjë premisë për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, këtë po e them që tani, por kjo nuk duhet ta ndalë opozitën për të shkuar në zgjedhje”. Kështu deklaroi sot kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në studion e “Ilva Now”.
Ai theksoi se duhet të ishte vetë Partia Demokratike, ajo që të udhëhiqte idenë për listat e hapura, me qëllim që të krijonte sinergji tek të djathtët. Kreu i PR-së thekson se opozita shqiptare do duhet të mbrojë votat në çdo qendër votimi nga presioni, intimidimi dhe nga ndikimet e tjera me prapavijë politike.
“PD duhet të udhëhiqte idenë për listave të e hapura për të krijuar një sinergji në të djathtën me qëllim që kryeministri Edi Rama të bënte këto makinacione, që janë tërësisht në dëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Unë po ju them një gjë: Edi Rama do të shkojë tek pika për ta marrë kutinë në krah për të mbajtur pushtetin. Nuk ka asnjë premisë për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, këtë po e them që tani, por kjo nuk duhet ta ndalë opozitën për të shkuar nëzgjedhje. Opozita duhet të organizohet në çdo qendër për të mbrojtur zgjedhjet nga intimidimi, blerja, krimi. Fryma krijohet në çdo cep të Shqipërisë”, tha Mediu.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta