Alec Baldwin mohon përgjegjësinë për të shtënat gjatë xhirimit të filmit

3 Dhjetor 2021 | 13:42

Aktori Alec Baldwin ka mohuar përgjegjësinë për të shtënat me armë zjarri gjatë xhirimeve të një filmi në muajin tetor ku mbeti e vrarë drejtoresha e fotografisë dhe u plagos regjisori gjatë xhirimeve të një filmi.

“Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”, ka thënë Baldwin gjatë një interviste për transmetuesin amerikan ABC.

Këto kanë qenë komentet e tij të para për të shtënat e 21 tetorit gjatë xhirimeve të filmit Rust në Nju Meksiko.

Kinematografia me prejardhje nga Ukraina, Halyna Hutchins ka mbetur e vdekur derisa regjisori, Joel Souza është plagosur.

Baldwin ka thënë se atë e kanë informuar se arma është “e sigurt”, mirëpo në të ka pasur municion.

Sipas tij, është e domosdoshme që hetuesit të kuptojnë se kush e ka vënë plumbin në armë.

Gjatë intervistës, ai ka thënë se nuk e beson se do të akuzohet penalisht për këtë rast.

Autoritetet në Nju Meksiko janë duke hetuar ende këtë rast dhe ende nuk kanë ngritur padi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026