Megaoperacion në Itali, goditet grupi kriminal, mes të ndaluarve dhe 4 shqiptarë
Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga Policia italiane.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit që nisi në orët e para të mëngjesit nga Komanda Provinciale e Imperias, Xhenovas dhe Scico e Guardia di Finanza.
Në total janë ekzekutuar 26 urdhra arresti për trafik droge nga grupe kriminale të stilit mafioz.
Nga 26 personat e përfshirë, njëri është kuban, dy ekuadorian dhe katër janë shqiptarë, raportojnë mediat italiane.
23 për të ndaluarve iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndërkohë që për 3 të tjerë u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Shtatëmbëdhjetë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte-Gioffrè , me origjinë nga Seminara dhe që është e lidhur ngushtë me organizatën mafioze ‘Ndrangheta’.
Kjo shoqatë kriminale kishte banesa të ndryshme të pjestarëve të saj, të cilat përdoreshin për mbledhje operative të anëtarëve me qëllim marrjen e vendimeve në lidhje me furnizimin me lëndë narkotike, për negociatat me furnitorët dhe blerësit, për ruajtjen, paketimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
Grupi karakterizohej nga veprimi në mënyra që besohet se i atribuohen organizatave mafioze, përmes të cilave pohoi kontrollin e saj mbi trafikun e drogës në zonën e Diano Marinës dhe bashkive fqinje.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë