Megaoperacioni| Zbulohen 6065 bimë kanabis në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë

7 Qershor 2024 | 12:49

Në kadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i Pastër” janë zbuluar dhe asgjësuar 6065 bimë kanabis në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Në një njoftim për shtyp Policia e Shtetit bën me dije së se janë identifikuar 4 autorë të kultivimit të bimëve narkotike në Selenicë dhe janë proceduar penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskallëzim krimi’.

Policia njofton se operacioni ka bërë të mundur zbulimin e disa rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike dhe se kontrollet intensive kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon megaoperacioni kombëtar anticannabis i koduar “Territor i pastër”.

Kontrolle intensive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, dhe asgjësohen 6065 bimë cannabisi.

Identifikohen 4 autorë të kultivimit të bimëve narkotike në Selenicë. Procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026