Meghan Markle për familjen mbretërore: Të thuash më fal kërkon shumë përpjekje
Jo shumë kohë pas publikimit të episodit të parë të podcast-it të saj “Archetypes” me Serena Williams, Meghan Markle e gjeti sërish veten në faqet e para të mediave botërore, falë një interviste që dha për revistën “The Cut” të Nju Jorkut.
Dukesha e Sussex-it hapi dyert e shtëpisë në Montecito që ndan me bashkëshortin e saj Princin Harry dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet për gazetarët dhe preku, ndër të tjera, edhe marrëdhëniet e tensionuara në familjen mbretërore britanike.
E pyetur për marrëdhënien me familjen e bashkëshortit të saj, Megan tha se falja është shumë e rëndësishme.
“Duhet shumë më tepër energji për të mos falur. Por duhet gjithashtu shumë përpjekje për të falur. Unë me të vërtetë u përpoqa të fal,” tha ajo.
Ajo foli edhe për marrëdhënien e Dukës së Sussex-it me babain e tij, Princin e Uellsit.
Një zëdhënëse e dukeshës tha më vonë për BBC News se Meghan po mendonte për babain e saj, me të cilin kishte ndërprerë lidhjet, duke shtuar se shpresonte të mos i ndodhte e njëjta gjë me bashkëshortin e saj. Një burim i afërt me Princin Charles i tha agjencisë së lajmeve PA se ai do të ishte i trishtuar nëse Harry do të ndjente se lidhja mes tyre ishte e humbur.
“Princi i Uellsit i do të dy djemtë”, shtoi ai.
Harry më parë tha se babai i tij Princi Charles nuk i përgjigjej telefonit të tij kur ai dhe Meghan vendosën të tërhiqen nga të gjitha detyrat mbretërore në vitin 2020.
Sipas marrëveshjes, çifti hoqi dorë nga titujt e tyre dhe u bë i pavarur financiarisht, me Harryn që mbajti titullin e princit që i ishte dhënë në lindje.
Përpara se të hiqnin dorë nga titujt e tyre, Sussex-ët thuhet se kanë përshkruar planet për të vazhduar të kryejnë detyrat e mbretërve në Commonwealth.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore