Melania Trump: Nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie me Epstein! S’kisha dijeni për krimet e tij

9 Prill 2026 | 22:01

Zonja e parë, Melania Trump u tha gazetarëve të enjten se ajo nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie me Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell.

 “Nuk kam qenë kurrë mikeshë me Epsteinin. Unë nuk jam viktimë e Epsteinit. Epstein nuk më prezantoi me Donald Trumpin”, tha Trump në deklaratën e saj.

Në deklaratën e saj, Trump sqaroi se ajo e takoi Epstein për herë të parë vetëm në vitin 2000, në një festë ku mori pjesë me bashkëshortin e saj. Në atë kohë ajo njihej si Melania Knauss.

“Nuk e kisha takuar kurrë Epstein dhe nuk kisha dijeni për ndërmarrjet e tij kriminale”, tha ajo. “Imazhe dhe deklarata të shumta të rreme rreth meje dhe Epstein kanë qarkulluar në mediat sociale për vite me radhë. Kini kujdes për atë që besoni”, shtoi ajo.

Dosjet e Epstein të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në fillim të këtij viti përmbanin një shkëmbim të shkurtër që dukej të ishte midis Melania Trump dhe Maxwell. Ishte nënshkruar: “Me dashuri, Melania”.

Edhe pse adresat e email-it si të dërguesit ashtu edhe të marrësit janë të redaktuara, një kopje e dytë e të njëjtit tekst të email-it shfaqet në një dokument tjetër të publikuar të premten, i cili përfshin një përgjigje nga G. Max.

Email-i i parë, i dërguar në mbrëmjen e 23 tetorit 2002: “Përshëndetje!I dashur G!. Kam një histori të bukur për revistën JE in NY”. Më tej dërguesi e pyet Max për udhëtimet e tij dhe ta telefonojë kur të kthehet në Nju Jork.

Në përgjigje, “G. Max” shkroi se po kthehej në qytet dhe se nuk ka kohë ta takojë dhe se do të përpiqet ta telefonojë.

 “Përgjigja ime me email drejtuar Maxwell nuk mund të karakterizohet si asgjë më shumë sesa korrespondencë e rastësishme”, tha zonja e parë. “Përgjigja ime e sjellshme ndaj emailit të saj nuk përbën asgjë më shumë sesa një shënim të parëndësishëm.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti

Një nënë venezueliane ka vdekur ndërsa po shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas bashkëshortit të saj, futbollistit Héctor Bello, dhe mediave...
19:04 | 26/06/2026

Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti të premten sulmet e fundit me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të...
18:35 | 26/06/2026

Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët

Vendndodhja e gati 300 personave që rezultuan pozitivë për Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos mbetet e panjohur, sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin...
18:23 | 26/06/2026