Meloni masa radikale për emigrantët, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

12 Prill 2023 | 14:34

Qeveria italiane ka shpallur gjashtë muaj gjendje të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur krizës në rritje të emigrantëve që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut.

Vendimi i ekzekutivit zhbllokon 5 milionë euro fonde dhe përkon me mbërritjen e 3 mijë emigrantëve në vetëm tre ditë.

Një numër varkash kanë zbarkuar në ishullin italian të Lampeduzës dhe roja bregdetare ka shpëtuar rreth 2 mijë persona që prej së premtes.

Mbërritjet e emigrantëve në Itali janë rritur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht përpjekjeve të koalicionit qeverisës për të frenuar fenomenin.

Ministri për Mbrojtjen Civile, Nello Musumeci foli për një rritje prej 300 për qind dhe tha se bëhet fjalë për një emergjencë që e ka vënë infrastrukturën e Italisë në rrezik.

“Po flasim për një fenomen të pakonstatuar më parë. Vetëm ishujt nuk mund të përballen me këtë lloj emergjence”, deklaroi ministri.

Ai theksoi më tej se, gjendja e jashtëzakonshme nuk pritet ta zgjidhë problemin, duke shtuar se për ta arritur këtë duhet një përgjigje në nivel evropian.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve të emigrantëve që prej vitit 2017.

Agjencia e posaçme për Emigracionin deklaroi se 441 vdekje janë regjistruar në qendër të Mesdheut në tre muajt e parë të 2023-shit. Ajo paralajmëroi se vonesat e shteteve në reagimin e tyre për të shpëtuar emigrantët bënë që 127 prej tyre të vdisnin.

Vetëm të shtunën, të paktën 4 persona humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë u shpallën të humbur kur dy varka me emigrantë u fundosën në brigjet e Tunizisë.

Tunizia është kthyer në pikën kryesore të nisjes së emigrantëve në muajt e fundit dhe incidenti i së shtunës ishte vetëm i fundit i një seri incidentesh në brigjet e saj.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026