Meloni “merr drejtimin” e Evropës: E gatshme të përmirësoj marrëdhëniet SHBA-BE

21 Janar 2025 | 15:24

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi pas inagurimit të presidentit amerikan Donald Trump se është e gatshme të përmirësojë lidhjet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

Në një mesazh të publikuar në platformën “X” Meloni theksoi se: “Italia do të jetë gjithmonë e përkushtuar për të konsoliduar dialogun midis SHBA-së dhe Evropës, si një shtyllë thelbësore për stabilitetin dhe rritjen e komuniteteve tona.”

Meloni, një nga mbështetëset kryesore të ish-presidentit Donald Trump në Evropë, ka treguar vazhdimisht angazhimin e saj për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes administratës Trump dhe Bashkimit Evropian. Ajo ishte një nga liderët botërorë që morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Trump si president i SHBA-së, duke dëshmuar në këtë mënyrë dhe lidhjet e saj të ngushta me të.

Kryeministrja italiane dhe ish-presidenti Trump darkuan së fundmi në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, ku Trump e vlerësoi rolin e Melonit në Evropë.

Ky qëndrim i Melonit vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-BE përballen me sfida komplekse, përfshirë çështje të sigurisë globale, ekonomisë dhe klimës. Pozicionimi i saj si një urë lidhëse mund të ndikojë në dinamikat politike midis dy kontinenteve, duke e bërë Italinë një aktor kyç në dialogun transatlantik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026