Meloni nën presion/ Opozita: Dështoi në menaxhimin e krizës migratore
Mbi 100 mijë emigrantë kanë zbarkuar në brigjet e Italisë këtë vit. Bëhet fjalë për më shumë se dyfishin e numrit të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Opozita ka kritikuar koalicionin qeverisës, të udhëhequr nga Giorgia Meloni dhe Matteo Salvini, për dështim në menaxhimin e krizës.
“Duket sikur qeveria e Giorgia Meloni-t po përballet me krizën e parë reale të saj. mbi 100 mijë emigrantë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit dhe sipas të dhënave zyrtare është shifra më e lartë e regjistruar që prej 2017-s. Dhe gjasat janë që kuota të kapë rekordin më të lartë prej 180 mijë emigrantësh, që mbërritën në Itali në 2016-n”-tha Giorgia Orlandi, Euronews
Qeveria e djathtë e Giorgia Melonit erdhi në pushtet duke premtuar mes të tjerash dorë të hekurt ndaj trafikantëve, por edhe frenim të fluksit të emigracionit që vjen nga Afrika e Veriut. Ne e dimë se shumica e këtyre emigrantëve nisen nga Tunizia, ku grumbullohen emigrantët nga pjesa nën-Sahariane.
Por edhe kushtet e motit janë një tjetër arsye përse kaq shumë njerëz vendosin të ndërmarrin këtë udhëtim të vështirë.
Tani, ligjvënësit e opozitës akuzojnë qeverinë e Melonit se ka dështuar në menaxhimin e emigracionit, sidomos pasi Italia dhe BE-ja nënshkruan së fundmi një memorandum mirëkuptimi me Tunizinë, që i jep këtij vendi mbi 100 milionë euro ndihmë për të parandaluar që emigrantët t’i drejtohen Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë