Meloni reagon për protestat masive në Milano: E turpshme kjo dhunë

22 Shtator 2025 | 21:29

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën përpara Stacionit Qendror në Milano, gjatë një proteste pro-palestineze. 

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit, për çka Meloni dha një deklaratë të fortë në rrjetet e saj sociale. 

“Imazhet që vijnë nga Milano janë të turpshme: të vetëshpallur ‘pro-palestinezë’, të vetëshpallur ‘antifashistë’, të vetëshpallur ‘pacifistë’ që shkatërrojnë stacionin dhe shkaktojnë përleshje me policinë”, shkruajti Meloni. 

Ajo shtoi se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me solidaritetin e vërtetë, duke theksuar se “dhuna dhe shkatërrimi nuk do ta ndryshojnë jetën e njerëzve në Gaza aspak, por do të kenë pasoja konkrete për qytetarët italianë, të cilët do të përfundojnë duke vuajtur dhe duke paguar për dëmet e shkaktuara nga këta huliganë”. 

 Meloni shprehu mbështetje për forcat e rendit: “Mendimet e mia janë me policinë, e detyruar të durojë arrogancën dhe dhunën e panevojshme të këtyre pseudo-protestuesve. Shpresoj për fjalë të qarta dënimi nga organizatorët e grevës dhe nga të gjitha forcat politike.” 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026

Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi

Administrata amerikane synon të punojë me partnerët për të mbështetur përpjekjet për të rivendosur unitetin në Libi, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio...
10:04 | 30/06/2026