Memory | Historia e koalicioneve zgjedhore në Shqipëri

2 Maj 2021 | 21:35

Historia e koalicioneve në Shqipëri ka filluar në vitin 2001, kur nevoja për një aleancë mes partive kishte një rezultat konkret elektoral. Më parë aleancat ishin thjesht politike, por jo elektorale. Me zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 PD-ja bëri vetëm një marrëveshje paraelektorale me Social-Demokratët dhe Republikanët për qeverisje pas zgjedhjeve si forcë anti-komuniste. Në zgjedhjet e destabilizuara të vitit 1996 e vetmja marrëveshje që funksionoi ishte dhurimi i mandateve për disa parti të vogla të djathta nga Partia Demokratike, pasi socialistët braktisën zgjedhjet.

Në zgjedhjet e vitit 1997 rezultati dihej që para zgjedhjeve dhe PD u detyrua të bëjë koalicion me tre parti të tjera të djathta “Ballin Kombëtar”, “Bashkimin Demokrat” dhe “Bashkimin Liberal” duke i futur tre kryetarët e partive në listat e PD-së.

Në zgjedhjet e radhës ato të vitit 2001 situata ishte ndryshe dhe zgjedhjet sollën nevojën për një koalicion më të gjerë të Partisë Demokratike në përpjekje për të ndryshuar imazhin e keq të vitit 1997. Koalicioni “Bashkimi për Fitoren” ishte një përsëritje e koalicionit të vitit 1997, por duke shtuar dhe Republikanët që tashmë drejtoheshin nga Fatmir Mediu dhe Legalistët e Ekrem Spahiut. Prej atëhere Fatmir Mediu nuk ka lëvizur nga lista e demokratëve, ndërsa të tjerët kanë ndryshuar gjatë rrugës.

Kandidati i PD-së arriti të dëshmojë manipulimin e zgjedhjeve në KQZ dhe për këtë arsye zgjedhjet u përsëritën. Nga përsëritja nëpërmjet skemave të maniulimit fituese doli PS-ja. BE-ja i njohu zgjedhjet, por në raport theksonte se mazhoranca nuk mund ta zgjidhet e vetme presidentin.

Në korrik 2002 u zgjodh presidenti konsensual i Shqipërisë Alfred Moisiu. Pas marrëveshjes me Berishën qeveria e re me në krye Fatos Nanon vazhdoi qeverisjen deri në zgjedhjet e vitit 2005. Ilir Meta krijoi partinë e re në vitin 2004 duke tërhequr me vete shumë figura historike të PS-së.

“2005 solli një ndryshim që nuk kishte lidhje më koalicionin e PD-së. Kjo erdhi si pasojë e konsumit të së majtës në 8 vite qeverisje dhe në anën tjetër PD-ja pasi kishte vuajtur kostot e vitit 1997 ndërroi profilin e saj,” thotë gazetari Blendi Fevziu.

Edhe sipas ish deputetit të PD-së Astrit Patozi aleanca që krijoi PD-ja arriti të siguronte fitoren.

“Arritëm që ta maksimalizojmë transferimin e votës nga sistemi propocinal te aleatët dhe falë kësaj taktike ne arritëm të kapërcejmë PS-në dhe të vijmë në pushtet. Pra aleanca pati një rol kyç në fitoren e Partisë Demokratike,” shprehet ish- deputeti i PD-së Astrit Patozi.

Ndërsa sipas deputetit të PS-së Taulant Balla, nëse sistemi zgjedhor do ishte ky aktuali PS-ja do fitonte.

“E vërteta është që nëse do kishim sistemin aktual zgjedhor në ato zgjedhje, PS-ja do i fitonte ato zgjedhje. Ndërkohë që me ndërhyrjen e LSI-së u humbën 11 zona,” tregon deputeti i PS-së Taulant Balla.

Dy vitet e para të qeverisjes së Berishës ishin të suksesshme, ai forcoi luftën kundër krimit të organizuar dhe formalizoi ekonominë, por nga 2008 fillon dhe kthesa e rënies së tij. Nisi me tragjedinë e Gërdecit ku vdiqën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

E gjithë qeveria e atëhershme u angazhuar për ta mbuluar, u zgjodhën ata ministra që ishin më servilë dhe do mbulonin ngjarjen,” thotë gazetari Frrok Çupi.

Në zgjedhjet e vitit 2009 Edi Rama shkoi në koalicioni me parti të vogla, duke mos nënshruar marrëveshjen me LSI-në, ndërsa PD-ja vazhdoi me aleatët e saj. PS-ja doli e para, por koalicioni i saj nuk arrit të fitonte dhe fituese doli koalicioni i PD-së. Menjëherë pas zgjedhjeve PD-ja dhe LSI-ja bashkëqeverisën duke lënë PS-në në opozitë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026