Memushaj: S’duhet të ndryshojë standardi, por të rishikohen rregullat
Gjuhëtari Rami Memushaj thotë se nuk është e nevojshme të ndryshojë standardi i gjuhës shqipe, por të rishikohen disa rregulla dhe të zbatohen ato ekzistuese.
Në një intervistë për Euronews Albania, profesor Memushaj u shpreh se që nga Kongresi i Drejtshkrimit në 1972 e deri sot gjuha standarde, si varianti themelor i gjuhës, ka përparuar dhe është pasuruar.
Në këto kushte sipas tij, norma drejtshkrimore ka nxjerrë nevojën e përmirësimit të disa rregullave për t’i bërë më të thjeshta.
“Nuk ka nevojë të ndryshojë standardi. Kur flasim për ndryshime, janë pjesë e planifikimit gjuhësor, ku marrin pjesë dy grupe aktorësh; që janë gjuhëtarët dhe pala tjetër institucionet. Gjuhëtarët studiojnë gjuhën, nxjerrin rregullsi, që janë fonetike, sintaksore etj., dhe përfaqësohet te drejtshkrimi. Rregullat duhet të zbatohen dhe në këtë pikë është shteti. Tani ka nevojë për lëmime të disa rregullave dhe problem është studimi i gjuhës, drejtshkrimi është rrjedhojë e saj. Problemi nuk është të ndryshojë standardi, asgjë s’ndryshon”, tha Memushaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit