Mendja ruse pas pushtimit të Krimesë: Kievi po përgatit rimarrjen e gadishullit
Igor Girkin, ish-oficer i Ushtrisë ruse dhe një nga figurat kyçe në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ka deklaruar nga qelia e burgut se fushata e fundit masive e Ukrainës me dronë ndaj objektivave në Krimenë e pushtuar mund të jetë përgatitje për një ofensivë ushtarake me synim rimarrjen e gadishullit.
Në një postim në Telegram, Girkin tha se sulmet e vazhdueshme ukrainase kundër infrastrukturës energjetike, objekteve industriale, qendrave logjistike dhe objektivave ushtarake në Krime po “vendosin skenën” për operacione amfibe dhe tokësore të forcave ukrainase.
Sipas tij, intensifikimi i goditjeve ndaj objektivave strategjike synon të dobësojë aftësinë mbrojtëse ruse përpara një operacioni të mundshëm për rikthimin e kontrollit të Krimesë.
Girkin, i njohur edhe me pseudonimin “Strelkov”, luajti një rol të rëndësishëm në aneksimin e Krimesë dhe më pas në konfliktin në rajonin e Donbass-it. Ai u arrestua në Rusi në vitin 2023 pasi kritikoi publikisht presidentin rus, Vladimir Putin dhe strategjinë e Kremlinit në luftën kundër Ukrainës.
Deklaratat e tija gjithsesi nuk janë konfirmuar nga autoritetet ukrainase dhe nuk ka prova publike që tregojnë se Kievi ka nisur ose po përgatit një ofensivë tokësore për rimarrjen e Krimesë. Megjithatë, Ukraina ka shtuar ndjeshëm sulmet me dronë dhe raketa ndaj objektivave ushtarake dhe logjistike në gadishull gjatë muajve të fundit, duke synuar dobësimin e kapaciteteve ruse në rajon.
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
- 22:21 Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
- 22:17 Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)