Meningiti në Durrës, prindërit: Nuk i kemi sjellë fëmijët në shkollë, të merren masa

13 Shkurt 2025 | 18:16

Përhapja e meningitit akut në shkollat e Durrësit ka shkaktuar panik tek prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe “Kushtrimi i Lirisë”, të cilat e bëjnë mësimin në të njëjtën godinë.

Rasti i 14-vjeçarit të konfirmuar dhe mos reagimi i autoriteteve lidhur me masat që duhet të merren, ka bërë që shumë prindër të protestojnë përpara shkollës këtë të enjte. Një numër i madh i tyre kanë refuzuar të dërgojnë në shkollë fëmijët, duke e konsideruar të rrezikshme këtë situatë për shëndetin.

“Është një situatë e rëndë, duke ditur dhe rrezikun që ka kjo sëmundje. Unë nuk i kam sjellë sot fëmijët në shkollë, është vendimi im personal dhe i disa prindërve të tjerë. Klasat sot kanë qenë me 7-8 nxënës dhe janë bashkuar për të zhvilluar mësimin. Duhet të merren masa të rrepta, të bëhet dezinfektimi i shkollës dhe nëse është e nevojshme, të mbyllet shkolla për një ose dy javë.”

Një tjetër prind ka shprehur shqetësimin e tij që thekson se edhe vetë fqmijet kanë frikë të ikin në shkollë, nisur dhe nga rasti i 14-vjeçarit që ndërroi jetë.

“Situata është e rënduar. Kemi marrë njoftim që një fëmijë ka ndërruar jetë dhe kemi shumë frikë t’i sjellim fëmijët në shkollë. Na është thënë se janë marrë masa dhe është dezinfektuar klasa, por fëmijët kanë ende frikë të vijnë. Nuk kemi marrë asnjë njoftim nga mësuesit për situatën.”

Mungesa e nxënësve është vënë re edhe në shkolla të tjera të qytetit, ndërkohë që prindërit nuk dine ende si të veprojnë. Disa prej tyre kanë kërkuar vaksinën kundër meningitit bacterial, por kjo e fundit është në mungesë në farmaci.

Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” po diskutohet mundësia e rikthimit të mësimit online, një masë e ngjashme me atë të pandemisë, por që prindërit nuk e shohin si zgjidhje efektive.

Sakaq, kujtojmë që në mesin e dhjetorit, humbi jetën në Durrës një vajzë 17 vjeçare si pasojë e prekjes nga meningiti. Në atë kohë, institucionet kryen dezinfektimin e gjimnazit “Leonik Tomeo”, gjithsesi kjo situatë ka bërë që prindërit të kërkojnë veprime më të shpejta dhe të bazuara në rekomandime të sakta.

Pavarësisht situatës së rënduar, nga autoritetet përkatëse ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare për mediat. Euronews Albania ka tentuar të kontaktojë me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore, por ajo ka refuzuar të japë një deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026