MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Emiratet e Bashkuara pas sulmeve në Iran

28 Shkurt 2026 | 19:21

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar këtë të shtunë pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme, si pas nisjes së sulmeve, ashtu edhe pas kundërpërgjigjes së Teheranit.

Në një njoftim për mediat, Ministria bëri të ditur se që prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.

Për shkak të mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore në vendet e Gjirit, MEPJ iu kërkon qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm, të shmangin daljet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve lokale.

Ministria ka vënë gjithashtu në dispozicion numrin e emergjencës së Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi për qytetarët shqiptarë rezidentë në vend: +971 50 980 7881.

Sipas mediave ndërkombëtare, Irani ka kryer sulme ajrore edhe në Dubai, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptar. Ministria siguron se po monitoron situatën për të garantuar mbështetjen dhe sigurinë e shtetasve shqiptarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja

Një foshnjë e porsalindur u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi dy tërmete shkatërruan Venezuelën. Një video tregon ekipet e...
18:43 | 27/06/2026

Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance tha të premten se SHBA-të fitojnë “në të dyja rastet” lidhur me negociatat me Iranin, duke treguar atë që ai e...
18:43 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026