Sokol Meqemeja, përfaqësuesi i kompanisë, “Frigo Food” që importon salçiçet ‘Wudy’ deklaroi se pas njoftimit të AKU-së se në këtë produkt ushqimor është konstatuar prani e një bakteri, e kanë paraqitur atë si kriminel që po helmon popullin.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Meqemeja tha se këto produkte i konsumojnë fëmijët dhe të afërmit e tij.
Ai u shpreh se AKU-ja duhet të ishte më qartë në lidhje me njoftimin që u bëri konsumatorëve.
“Duhej ta qartësonte AKU-ja që ky lot ka pasur probleme, ky lot është i bllokuar, produkti që po vjen, do vendosim alertin dhe kontrollin por nuk është loti problematik me të cilën do vijojmë punën. Kjo do kalonte me qetë.
Më kanë nxjerrë me fotografi me kriminel sikur kam helmuar popullin. Unë dal, marr edhe familjen time. Këtu në emision po të doni, gatuajmë, fëmijët e mi dhe të afërmit e mi i konsumojnë. Unë jam i bindur që standardi i asaj fabrikë, është ndër më të mira në bote, defekte ka në të gjithë botën”, theksoi ai.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.
LEXONI GJITHASHTU
- Produktet ‘Wudy’, përfaqësuesi i kompanisë: Problemi u zbulua nga fabrika në Itali
- Produktet Wudy vijojnë të shiten në treg, kompania: AKU shkaktoi konfuzion
- ‘Wudy’ të rrezikshme për shëndetin, njofton AKU