“Merkato e firmave”, largohen edhe dy demokratë nga nisma për hapjen e listave

22 Qershor 2020 | 14:42

Në programin e punës të Kuvendit të Shqipërisë është futur zyrtarisht nisma e opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim hapjen listave të kandidatëve për deputetë.

Dokumenti i riprotokolluar në Kuvend 4 ditë pasi u firmos një herë nga opozitarët ka shënuar edhe mbylljen e merkatos së firmave” për ligjvënësit që kërkojnë të ndryshojnë Kushtetutën ku mesa duket, janë larguar të djathtë dhe janë bashkuar të majtë.

Përmbajtja e dokumentit nuk ka asnjë ndryshim nga varianti i parë, kërkohet hapja e listave, rritja e pragut në 5% dhe ndalimin e koalicioneve ndërsa tek firmëtarët vërehen largime dhe afrime. 

Të parët që janë larguar janë dy deputetët, Artur Roshi dhe Besnik Troplini, e më pas Kostaq Papa për të cilin ka edhe një shënim, se dorëheqjen e ka bërë mediatikisht. 

Por, nga lista e parë janë larguar edhe dy deputetë të cilët e kanë pasur “kalë beteje” ndryshimin e sistemit dhe argumentin e marrjes së mandatit pas djegies së tyre nga PD.

Konkretisht Alban Zeneli dhe Korab Lita kanë refuzuar që të rifirmosin ndryshimet kushtetuese dhe janë zëvendësuar nga deputetë që përkrahin hapur maxhorancën socialiste, Elena Xhina dhe Reme Lala të dala nga listat e PDIU-së si edhe Lefter Koka të cilin e përjashtuan nga LSI-ja pasi nuk pranoi të digjte mandatin.

Krahas këtyre, as Rudina Hajdari nuk e ka firmosur këtë dokument, por gjithsesi numri i nevojshëm i firmave është arritur, 28 dhe tani më Kuvendi është i detyruar ta marrë në shqyrtim këtë nismë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026