Merr flakë trageti në Filipine, 31 viktima, shumë prej tyre të mbytur

30 Mars 2023 | 10:37

Një traget në Filipine mori flakë dhe të paktën 31 persona humbën jetën, tha sot guvernatori i provincës.

Brenda mjetit lundrues ishin 250 persona, pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Fillimisht u raportua se të paktën 12 persona kishin vdekur dhe më pas trupat e 18 personave të tjerë u gjetën në kabinat e anijes së djegur.

Shumë prej atyre që shpëtuan u hodhën nga trageti në panik nga intensiteti i zjarrit dhe u tërhoqën nga roja bregdetare, marina, një traget tjetër dhe një peshkatar lokal, tha guvernatori i provincës Basilan Jim Hataman, raportoi AP.

Guvernatori shtoi se shumica e njerëzve në bordin e MV Lady Mary Joy 3 u shpëtuan gjatë natës.

Tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve dhe të paktën 23 pasagjerë u plagosën dhe u dërguan në spitale, shtoi guvernatori.

Shumica e viktimave u mbytën dhe më vonë u gjetën në det, thanë zyrtarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026