Merr zgjidhje problemi i fëmijës autik, Erioni nis terapinë
Erioni, 11-vjeçari nga Korça me autizëm tashmë do të nisë terapinë në qendrën komunitare të qytetit.
Më 2 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, Euronews Albania transmetoi problemin e Erionit i cili nuk ishte pranuar nga qendra komunitare për terapi intensive dhe sot ky problem është zgjidhur.
“Pasi kam parë emisionin nga ana e televizionit tuaj kam bërë kontaktet dhe kemi ardhur pranë qendrës komunitare. Fëmija do të fillojë të marre terapinë, rehabilitimin që kërkohej. Falë bashkëpunimit, kemi rastin e parë të fëmijëve të shtyllës që ende marrin transport e rasti sot me autik. Duhet të ketë gjithëpërfshirje,” – u shpreh Etleva Tare, specialiste e zyrës Rajonale të Komisionerit kundër Diskriminimit
E ëma e Erionit, e cila bashkëjetonte çdo ditë jo vetëm me çrregullimin e të birit, por dhe me problemin e integrimit të tij, është më e lumtur se kurrë, që fëmija më në fund do të marrë terapinë që i nevojitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta