“Merrni biçikletën”, Fidel Ylli: Shqiptarët rrinë pa bukë dhe blenë makina të mira

9 Prill 2024 | 22:47

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli tha në emisionin Now në Euronews Albania se mania e shqiptarëve për të blerë makina luksi ka habitur gjithmonë të huajt që vijnë në Shqipëri.

Ai këshilloi ata që kanë makina, ta shmangin përdorimin e saj aty ku nuk është nevoja në përditshmëri, e të zgjedhin biçikletën apo të lëvizin me këmbë, pasi në këtë mënyrë do të minimizohet edhe ndotja e ambientit.

“T’i hipin biçikletës dhe makinën ta lënë për një fundjavë kur duan të ikin jashtë Tirane për të lëvizur. Makina nuk është për të dalë nga shtëpia për të ikur në punë, duhet të marrësh rrjetin e urbanit për të shkuar në punë, se Tirana aq është. Shqiptarët janë shumë të lidhur me makinat. Shumë të huaj që ndër vite na kanë ardhur thonë; si ka mundësi që kaq makina të mira ka ky vend që është kaq i varfër se shqiptarët investojnë shumë, rrinë pa bukë dhe makinën e duan të mirë”, tha Ylli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026