“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk më duhet

23 Mars 2026 | 22:11

Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska gjatë vizitës së saj në Tetove është përplasur me një gazetar ditën e sotme. Gazetari pyeti Janevskën nëse kishte marrë përkthyes, ndërsa ajo iu përgjigj që nuk i duhet një i tillë në Maqedoninë e Veriut.

“A keni marrë përkthyes zonja ministre? Ju kemi thënë që të merrni përkthyes kur të vini në Tetovë”, iu drejtua gazetari.

“Nuk më duhet. Unë nuk e di kujt i duhet përkthyes në Maqedoninë e Veriut që të flasë gjuhën maqedonase. Tani më lejoni që të flas për atë që kemi ardhur sot”, ishte përgjigja e ministres.

Ky është hera e dytë që Janevskës i kërkohet të përdorë përkthyes gjatë vizitave publike. Gjatë një mbledhje ku po diskutohej në lidhje me propozimet për ndryshimet për ligjin e arsimit të lartë, Janevska kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës që të flisinin maqedonisht, me argumentimin se ajo nuk kuptonte gjuhën shqipe.

Gazetarët kërkuan që ministrja Janevska të ketë përkthyesin e saj, ndërsa ajo u përgjigj se gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Mbi 6,500 persona u mblodhën në agim në Bosnje dhe Hercegovinë për të nisur Marshimin e Paqes, një aktivitet përkujtimor kushtuar viktimave të gjenocidit të...
11:56 | 09/07/2026

Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35

Greqia nuk do të jetë e kënaqur nëse Shtetet e Bashkuara vendosin t’i shesin Turqisë avionët luftarakë F-35, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes i...
11:08 | 09/07/2026