Merz: Ditë vendimtare për Ukrainën, duhet të ketë një armëpushim
Kancelari gjerman Friedrich Merz, gjatë një konference për shtyp pas takimit me udhëheqësit evropianë dhe presidentin amerikan Donald Trump, deklaroi se “këto ditë janë vendimtare për Ukrainën”.
Kancelari gjerman është udhëheqësi i parë që ka folur publikisht pas takimit të zhvilluar në Uashington, duke u shprehur në një postim në platformën X se qëllimet e takimit të mbrëmjes së së hënës jo vetëm që u përmbushën, por u tejkaluan.
“Ishte një takim i mirë me presidentin Trump, presidentin Zelensky dhe partnerët tanë evropianë në Uashington, por hapat e ardhshëm do të jenë më të ndërlikuar. Duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë. Duhet të ketë një armëpushim përpara bisedimeve të mëtejshme,” është shprehur Merz.
Ai shtoi se Trump ka rënë dakord për nevojën e një takimi ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky brenda dy javësh. Megjithatë, Merz theksoi se mbetet e paqartë nëse Putin do të pranojë të marrë pjesë në një samit dypalësh me homologun ukrainas, një hap që, sipas Trump, do të ishte vendimtar për vijimin e procesit.
Gjithashtu, kancelari mirëpriti njoftimin e Trump për ofrimin e garancive të mundshme të sigurisë për Ukrainën dhe shtoi se “e gjithë Evropa duhet të marrë pjesë” në këtë përpjekje.
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen