Merz: Evropa duhet të marrë vendime të forta për të shmangur rënien ekonomike

12 Shkurt 2026 | 18:02

Kancelari gjerman, Friedrich Merz u bëri sot thirrje liderëve evropianë që të marrin vendime të guximshme, duke përfshirë lehtësimin drastik të rregulloreve, në mënyrë që Evropa të shmangë rënien ekonomike.

“Pas 25 vjetësh rënieje progresive krahasuar me konkurrentët tanë kryesorë, është koha për të marrë sërish vendime të forta”, deklaroi Merz përpara një grupi industrialistësh në Anversë.

Ai theksoi se vetëm një Evropë ekonomikisht e fuqishme mund të jetë sovrane dhe se është koha për të vepruar shpejt.

Merkz kërkoi liberalizim të të gjithë sektorëve dhe rishikimin e të gjithë legjislacionit evropian, duke mos u kufizuar vetëm në ndryshime të vogla.

Ai gjithashtu kritikoI propozimin francez për të vendosur preferencën evropiane, që do të detyronte kompanitë që marrin fonde publike të furnizohen me komponentë të prodhuar në Evropë.

Merz tha se një masë e tillë duhet të aplikohet vetëm në sektorë strategjikë dhe si zgjidhje e fundit, duke mos përjashtuar vendet partnere të BE-së, duke mbështetur më shumë ”Made with Europe” sesa ”Made in Europe”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues

Liderja e Tubimit Kombëtar Francez (RN) Marine Le Pen ka mbështetur kryeministrin italian Giorgio Meloni në përplasjen e saj publike me Donald Trump, duke thënë...
17:02 | 24/06/2026

Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit

Italia ka kritikuar komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me përdorimin e bazave ushtarake italiane nga forcat amerikane gjatë operacioneve në...
16:51 | 24/06/2026

Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit

Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën një paketë të re për thjeshtimin e sistemit tatimor, e cila synon t’u kursejë bizneseve në Bashkimin Evropian rreth 8...
16:41 | 24/06/2026