Merz: Gjermania s’do ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Gjermania nuk do t’i bashkohet iniciativës së Aleatëve Perëndimorë për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.
Merz e njoftoi këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Mark Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikon të njohë shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania e Madhe, raporton Reuters.
“Pozicioni i qeverisë federale është i qartë, sa i përket njohjes së mundshme të shtetit të Palestinës. Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative. Nuk shohim se kushtet janë përmbushur”, tha Merz.
Kanadaja njoftoi në fund të korrikut se planifikon të njohë shtetin palestinez në shtator.
Duke vepruar kështu, ajo iu bashkua Francës dhe Britanisë së Madhe nga G7, një grup i vendeve më të zhvilluara, të cilat kishin njoftuar më parë njohjen e Palestinës.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij