Mes tragjedisë e varfërisë, familja nga Korça humbi djalin 16 vjeç nga infarkti
Një histori e trishtë vjen nga Korça, ku një familje me 5 anëtarë, sot i ka humbur para kohë 2 prej tyre. Vetëm pak ditë më parë, familja Callo humbi djalin 16 vjeç pas një sulmi në zemër. Ndërsa rreth 15 vjet më parë, kryefamiljari u nda nga jeta pas një aksidenti teksa shiste bidonë me qumësht anës rrugës.
Ende sot, shkaktarët nuk dihen. Kryefamiljarja tashmë jeton me dy fëmijët e tjerë, por skamja e ka kapluar këtë familje. Mes dhimbjes ajo rrëfen momentin tragjik të ndarjes nga jeta të të birit.
“Klarenti ishte shtrirë në divan, bëra ujin në petrogaz, hëngri buke dhe u ula. I bija telefonit, nuk përgjigjej. Shkova në banjë kishte mbyllur derën. Theu djali tjetër xhamin, ai mbaroi. Ai as sëmurë asgjë. Punëtor, i shkathët, me 10-ta në shkollë, i urtë, i qetë. Edhe burrin e ka shtypur makina te shkolla greke”, tregon ajo.
Pesha e dhimbjes rëndohet kur nëna tregon se nuk ka të ardhura për të përballuar jetesën. Përkrahja sociale që ajo merr nuk i kalon 10 mijë lekë në muaj.
“Për mua e vështirë. Mos kisha prindërit do kisha vdekur. Nuk shkova kur vdiq babi, nuk kisha lekë. Kushte të vështira, shtëpia ime nuk është. Dua vetëm një shtëpi mos më vdesin dy fëmijët e tjerë. Gjithë tavani i rënë. Djali nuk me kthehet më. por të siguroj këta të dy. Vetëm një shtëpi të fus kokën. Jeta ime iku, vajta 50 vjet. 95 pension marr. Ç’të bëj? Nga e keqja. Shkolla m’i solli ushqimet”, thotë krye
Monika çdo ditë viziton vendin ku prehet i biri për të shuar sadopak dhimbjen. Ajo kërkon shpresë dhe forcë për të vijuar jetën, mes plagës së mungesës së djalit dhe bashkëshortit, të cilës i shtohet edhe varfëria e skajshme e familjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset