Mesazh nga protesta: Përjashtohet çdo lëvizje drejt Rinasit

15 Qershor 2026 | 19:26

Një prej organizatorëve të protestës ka lëshuar mesazhe të forta për protestuesit, ndërsa ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve.

Ai u shpreh edhe për marshimin e djeshëm në rrugën e Rinasit, ku sqaroi se ka pasur një keqkuptim, por theksoi se nuk do të ndodhë më që të marshojnë drejt Rinasit. Sipas tij, ai vetë do të jetë në krye të studentëve dhe do t’i paraprijë protestuesve.

“Shumë mendojnë se jemi ekstremistë, shumë thonë se po tentojnë të na kapin, por nuk jemi ekstremistë. Ka pasur keqkuptime, ka pasur tentativa për keqinterpretim, por ne nuk jemi për të armiqësuar dhe për të akuzuar askënd. Armiku i përbashkët është Edi Rama dhe qeveria e tij, prandaj duhet të kuptohemi. Marshimi ka qenë i organizuar nga grupe të rinjsh, që janë gjenerata më e bukur e shekullit të 21-të. Duke qenë se marshimi nuk ka pasur të bëjë fare me grupin, nga sonte do të jem unë në ballë të marshimit, bashkë me studentët, por studentët do të jenë pararoja e këtij marshimi. Ne kemi thënë që kjo është protestë model dhe zemra e saj është rinia dhe mërgata. Atëherë si mund ta ndalojmë ne mërgatën? Aeroporti është nyja kryesore e jetës, aty vijmë e shkojmë ne shqiptarët që jetojmë jashtë atdheut, prandaj të jetë e qartë për të gjithë: asnjëherë nuk do të ketë tentativë për në aeroport, sepse aty vijnë turistë nga e gjithë bota dhe bashkohen me ne në protestë. Nuk do të ketë dhunë deri sa ta largojmë këtë klasë politike. E kemi thënë që kjo është revolta më e bukur, revolucioni më i bukur dhe këtij revolucioni do t’i shkojmë deri në fund bashkë me ju”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marrëveshja SHBA-Iran, ministrja Ibrahimaj: Do të ndërpresim Bordin e Transparencës për karburantet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte bëri të ditur se qeveria vendosi të ndërpresë Bordin e Transparencës...
09:51 | 19/06/2026

Përfshihet nga flakët makina në fshatin Dukat, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Dukat një automjet tip “Smart” është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të...
09:30 | 19/06/2026

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026