Mesazhet e dyshimta të ‘Babagjyshit’ tek qytetarët, eksperti: S’janë viruse
Pas sulmit kibernetik që iu bë portaleve qeveritare, disa mesazhe me parulla kundër politikanëve u janë dërguar qytetarëve në telefonat e tyre.
Një pjesë u shqetësuan se mos përmes mesazheve të tilla po u merren të dhënat.
Sipas ekspertëve të IT mesazhe të tilla nuk përmbajnë viruse, por janë dërguar për të përçuar mesazhe të caktuara pasi në fund të tyre shkruhet drejtësi për atdheun
“Këto mesazhe kanë ardhur nga individë ose grupe që mendoj se kanë lidhje me atë që ndodhi me e-albania. Po tani që kanë dalë numrat e telefonit të shqiptarëve këto mund të dërgohen shumë lehtë, se janë numrat në database. Normalisht nuk duhet ta klikosh po në këtë rast ishin vetëm numra telefoni, kështu që këto mesazhe ishin të pastra”, u shpreh Anxhelo Lushka.
Ky nuk është rasti i parë që mesazhe të dyshimta u dërgohen qytetarëve. Në rrjetet sociale tashmë rendomë dërgohen mesazhe me linke të cilat nuk duhet të hapen.
“Pra thjeshtë nuk duhet të klikohen, të injorohen, sidomos kur ka të bëjë me gjëra që fitove kaq shumë parash, gjëra që janë jashtë të zakonshmes që e shtyjnë ta bëjë këtë gjë”, Anxhelo Lushka.
Në një botë digjitale, kujdesi ndaj situatave të dyshimta duhet të jetë gjithnjë e më i lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta