Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Garanci të forta sigurie për Ukrainën
Takimi i udhëheqësve të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Londër lejoi vazhdimin e punës së përbashkët mbi planin amerikan të paqes për Ukrainën, njoftoi Pallati Elysee.
E njëjta deklaratë thotë se bisedimet do të intensifikohen me qëllim vendosjen e “garancive të forta të sigurisë” për Ukrainën, si dhe masave specifike për rindërtimin e vendit pas luftës.
Bisedimet u zhvilluan në Downing Street dhe zgjatën më shumë se dy orë, me pjesëmarrjen e kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.
Në deklaratat publike para takimit me dyer të mbyllura, Starmer theksoi se çdo marrëveshje duhet të shoqërohet me garanci “të forta” sigurie për Ukrainën, ndërsa Macron tha se aleatët e Ukrainës “kanë shumë letra në duar” përpara bisedimeve. Nga ana e tij, Merz shprehu “skepticizëm” në lidhje me disa aspekte të propozimeve që vijnë nga Shtetet e Bashkuara.
Pas bisedimeve, katër udhëheqësit u shfaqën së bashku jashtë rezidencës së kryeministrit. Më vonë, Zelensky pritet të udhëtojë për në Bruksel për kontakte me zyrtarët e NATO-s dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit