“Mesi nuk më foli në ceremoninë e Topit të Artë”, Laporta: Do t’i bëjmë një statujë në “Kamp Nou”

23 Shkurt 2026 | 17:02

Joan Laporta ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Lionel Mesin. Presidenti i Barcelonës ka pranuar se marrëdhënia mes tyre është krisur. Ai ka zbuluar për “Radio Katalunjën” se Mesi refuzoi që të përshëndetej me të në ceremoninë e Topit të Artë 2023. Largimi i argjentinasit nga Barcelona nuk u krye në mënyrën që ai priste, duke ndikuar kështu në raportin me drejtuesit e klubit. Megjithatë Laporta ka shtuar se 7 herë fituesi i Topit të Artë ka statusin e një legjende te Barça dhe meriton një statujë në “Kamp Nou”.

“Marrëdhënia me Mesin nuk është më si ka qenë. Pati një incodent në ceremoninë e Topit të Artë,  kur unë shkova ta përshëndesja dhe ai ndjeu se nuk duhet ta përshëndesnim njëri-tjetrin. Nga ai moment e tutje kemi pasur disa përpjekje për t’u rilidhur dhe shpresoj që do të ndodhë në të ardhmen. Marrëdhënia është dëmtiar, por ai është një legjendë e Barcelonës.

Leo meriton një statujë në “Kamp Nou”, ashtu si kanë Krojfi dhe Kubala. Ai meriton një tribut dhe ne mendojmë se koha e duhur për ta bërë është kur stadiumi të ketë përfunduar tërësisht dhe të ketë një kapacitet prej 100 mijë ulësesh”, ka thënë Joan Laporta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City

Enzo Maresca u emërua si pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City të hënën, me italianin që mori përsipër detyrën e vështirë të zëvendësimit të njërit prej...
16:20 | 29/06/2026

“Forca dashuria ime”! E dashura e re e Lamine Yamal në mbështetje të yllit të futbollit

Ines Garcia, e dashura e re e yllit spanjoll, Lamine Yamal, u pa në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes kundër Arabisë Saudite. Modelja dhe influencuesja...
16:17 | 29/06/2026

Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, po shihen si një mundësi historike për Kosovën që të prezantohet jo vetëm si organizatore, por edhe si pretendente për rezultate...
15:45 | 29/06/2026