Mësimi online, pedagogu Axhami: Studentët përdorin telefonin, vështirë të përqendrohen
Masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë prekur dhe mësimdhënien. Shkollat dhe universitetet janë ndërprerë dhe prej katër javësh mësimi vijon vetëm online.
Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se janë 49 mijë studentë që po ndjekin leksionet përmes platformave online, lëndë të cilat mundësohen nga 2 400 pedagogë.
Mirdaim Axhami, profesor i marketingut në Universitetin e Tiranës tregon se, mësimi po zhvillohet në kushte jo shumë të favorshme, duke nisur së pari që nga kushtet teknike.
Shumë studentë thotë ai përdorin telefonin për të ndjekur leksione dhe kjo e bën të vështirë përqendrimin.
“Kemi krijuar klasa virtuale dhe kemi shpërndarë materiale. Nuk është e thjesht, qoftë për studentët dhe për pedagogët. Duke nisur që nga infrastruktura. Ka studentë që janë në zona periferike dhe e kanë të pamundur për t’u lidhur me internet në mënyrë të përshtatshme”, shprehet z. Axhami.
Nëse shkollat dhe universitetet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe për shumë kohë, Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se mund të ketë shtyrje të sezonit akademik, pasi e njëjta situata po ndodh në shumë vende.
“Do të gjejmë mënyra që studentët të mos humbasin sermestrin dhe të testohen. Por, parësore është shëndeti i studentëve”, deklaroi z. Axhami.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:29 “Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
- 11:26 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 11:24 Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 11:20 Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim
- 11:08 Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve
- 11:02 Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)