Messi mahnit Abu Dhabin, pritje spektakolare për Argjentinën

15 Nëntor 2022 | 15:23

Kombëtarja e Argjentinës ka zbarkuar në Abu Dabi në prag të miqësores me Emiratet e Bashkuara Arabe. Lojtarët u pritën në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa sytë ishin drejt yllit të futbollit, Lionel Messi.

Tufa lulesh, foto dhe mijëra qytetarë që prisnin të takonin ishte panorama e mbërritjes në hotel të albiceleste.

Në aeroport nuk munguan as anëtarë të familjes mbretërore, të cilët nuk mund të humbnin mundësinë për të parë nga afër sulmuesin e PSG. 35-vjeçari u duk i qeshur në ambientet e hotelit ku do të akomodohet, ndërsa atmosfera është shumë e mirë tek Argjentina në prag të nisjes së botërorit.

Ndeshja e tyre e parë në kompeticion është përballë Arabisë Saudite më 22 nëntor në orën 11.00.

Pjesë e grupit C janë dhe Polonia e Meksika, të cilat po ashtu përballen me njëra-tjetrën në të njëjtën datë. Botërori i Katarit zhvillohet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026