Mësues e arkitektë, vullnetarë në mbrojtje të Ukrainës
Në rrethinat Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, vullnetarët po bëhen gati për një sulm nga Rusia që sipas Perëndimit po afron.
“Po bëhem gati të mbroj vendin tim nga agresioni rus. Herët a vonë lufta do të fillojë”, tha një qytetar.
Asnjë nga ata që po stërviten ka pasur më parë eksperiencë ushtarake. Ata janë avokatë, studiues, apo arkitektë.
Por tani që Rusia ka mbledhur mbi 100 mijë trupa në kufi, ata e gjejnë veten në zemër të një krize që mund të riformojë vendin e tyre, por dhe të gjithë kontinentin.
“Ka shumë tension. E ndien gjithë shoqëria. Dhe ky tension nuk vjen vetëm për shkak të pranisë së trupave ruse në kufi, por edhe për shkak të sulmeve kibernetike brenda Ukrainës. Kërcënimi për sulme ndaj shkollave dhe metrove zgjat prej 8 vitesh dhe vitin e kaluar tensionet u acaruan”, tha vullnetari Ivan Golod.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes beson se këta njerëz luajnë një rol kyç në kuadër të planit për të armatosur 130 mijë civilë, pjesë e këtyre njësive.
Denis Semirog Orlyk, një prej komandantëve krijoi njësinë e tij në rrjetet sociale dy vjet më parë dhe thotë se në 6 muajt e fundit pa numrin e rekrutëve të katërfishohej.
“Ajo pjesë e popullsisë që mban armë duhet të bëhet gati, në mënyrë që të kemi më pak humbje dhe të jemi më efikas”, tha Semirog Orlyk.
Ukraina i ka varur shpresat tek përpjekjet e aleatëve perëndimorë për t’i bërë presion Moskës dhe nëse vullnetarët shpresojnë se diplomacia do të dominojë, ata duan të jenë gati edhe për luftë, nëse ajo ndodh.
LEXONI GJITHASHTU:
Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:33 Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim